
Merr fund misteri i vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda e cila u gjet pa shenja jete 700-800 metra larg bregut në Velipojë.
Sipas mjekësisë ligjore, 17-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mbytjes dhe shenjat që kishtë në trup nuk janë si pasojë e dhunës por si pasojë e faktit që vajzës i është bllokuar frymëmarrja.
Sipas hetimeve, dyshohet se i riu Indrit Bajraktari që ishte në motorin e ujit me Enisën, nuk i dha ndihmë vajzës. Ai është larguar pa e ndihmuar dhe nuk ka pranuar të flasë para hetuesve duke u thënë se do flasë vetëm në gjyq.
Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ndërsa 17-vjeçarja nga Burreli me banim në Bathore, nuk e kishte jelekun dhe nuk dinte të notonte.
Ndërkaq ka folur pronari i motoskafit i cili ka pohuar se dy të rinjtë kanë kërkuar me qera skafin për 30 minuta.
25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.



