
Një avion bëri ulje të detyruar në Rinas, pasi një prej pasagjerëve tentoi të presë damarët. Avioni i linjës Lion-Stamboll u ul në Rinas, ndërsa pasagjeri i lënduar po trajtohet në spitral, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.



