Policia zbardh vrasjen e 43-vjeçarit në Memaliaj: U vra për çështje pronësie

Policia zbardh vrasjen e 43-vjeçarit në Memaliaj: U vra për çështje pronësie

Policia ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçarit Alket Muho në Memaliaj. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur për motive pronësie.

Dy autorët e dyshuar, Hetem dhe Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç, banues në Sarandë, janë vënë në pranga.

“Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Bolovec të fshatit Rabie.

Vrasja e 43-vjeçarit u përfol si eliminim i informatorit të policisë, pasi ai kishte denoncuar më parë disa parcela me hashashi. Por hetimet e policisë e hodhën poshtë këtë hipotezë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy