Policia e Shtetit ka shoqëruar gjashtë persona si të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi një natë më parë në Shkodër, në një lokal shumë pak metra lart komisariatit të policisë së Shkodrës .
Ende nuk dihen identitetet e personave të shoqëruar, por dyshohet se ata kanë marrë pjesë ose kanë dijeni në lidhje me tritolin që iu vendos lokalit në pronësi të 46-vjeçares, Hana Fojleta (Tollozi).
Duke qenë se lokali nuk ka kamera sigurie dhe për rrjedhojë, nuk ka pamje filmike që mund tu vijnë në ndihmë policisë për të zbardhur autorët, do të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve të tjera rrotull lokalit.



