Plagosje me armë zjarri në Kuçovë, në kërkim autori

Plagosje me armë zjarri në Kuçovë, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kuçovë, ku Robert Gjika, 29 vjeç pas një konflikti për motive banale ka plagosur me armë zjarri Xhuljano Kapllanaj, 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e cila po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy