Gjenden dy trupa nga gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Gjenden dy trupa nga gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Gërmimet e fundit në Kizhevak të Serbisë, kanë zbuluar trupat e dy shqiptarëve të vrarë, që i përksin banorëve të Rezallës së Drenciës. Ka bërë të ditur Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Sipas tij, lidhur me mbetjet mortore, menjëherë pas tërheqjes do të kryhet edhe ekspertiza mjeko ligjore në një tendë e cila është sallë e improvizuar për ekzaminim mjeko ligjor.

“Do të merren mostrat për ADN dhe do të dërgohen për analizë në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP)”, shtoi Gërxhaliu.

Gërmimet për gjetjen e trupave të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Kizhevak të Serbisë kanë rifilluar më 5 maj, me dekonzervimin e terenit.

Këto gërmime po vazhdojnë të zhvillohen pas përfundimit të atyre në “Varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës”, vend ky ku nuk është gjetur asnjë mbetje mortore.

Në Kosovë që nga paslufta janë gjurmuar qindra lokacione në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999 rezultuan rreth gjashtë mijë e 500 persona të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy