Thyen masën “arrest shtëpie” për kalim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy persona

Thyen masën “arrest shtëpie” për kalim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi kanë thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dyshohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Shtetasit A. O., 42 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. M., 29 vjeç, banues në Shkodër, u kapën në aksin rrugor “GjirokastërTepelenë” duke drejtuar dy automjete të dyshuara për transportimin e emigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës. Gjatë kontrollit, policia gjeti dy radio-marrëse si ato të Policisë dhe një palë targa.

 

Operacioni, i koduar “Masa”, u organizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

 

Nga verifikimet rezultoi se të dy shtetasit kishin thyer masën e sigurisë së dhënë nga gjykatat përkatëse: 42-vjeçarit nga Gjykata e Sarandës dhe 29-vjeçarit nga Gjykata e Shkodrës.

Si rezultat i veprimeve të policisë, u arrestuan A. O. alias A. P. dhe A. M.

 

 Janë sekuestruar dy automjete, dy radio-marrëse, një palë targa dhe katër celularë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarive të tyre të paligjshme.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy