Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite çështjen ndaj Irena Gjokëa, pasi njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme siguroi dokumentet origjinale ku rezulton se gjyqtarja është dënuar në Greqi. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se tanimë KLGJ duhet të japë një përgjigje nëse Gjoka i plotëson kushtet për të qenë magjistratë dhe pjesë e sistemit të drejtësisë.
“Edhe pse nuk ishte planifikuar dhe pritej me interes tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka një përgjigje, ka futur në rend dite rezultatet e verifikimit të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshmë përmes zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Dekriminalizimit ka mundur të marrë dokumentet origjinale, ku rezulton dënimi i dhënë ndaj gjyqtares Gjoka, është një dokument autentik, i publikuar nga media dhe PD. Nga ana tjetër Njësia e Dekriminalizimit thotë se ka edhe një vendim të prokurorit që e ka arkivuar cështjen për shkak të mos ekzekutimit të vendimit.
KLGJ duhet të japë një përgjigje, është apo jo në kushtet e ligjit të dekriminalizimit, integriteti profesional dhe juridik, pa përfshirë atë moral i magjistrates nëse i plotëson kushtet për të qenë magjistrate dhe pjesë e sistemit të drejtësisë. Vet gjyqtarja Gjoka ka mohuar të jetë e dënuar. Pretendimet e opozitës, por jo vetëm, janë krejt të ndryshme, thonë që ajo ka pasur dijeni dhe ka lëshuar një prokurë për të ndjekur procesin administrative dhe penal, dhe ka fshehur një shkarkim të dhënë në 1996 nga ish-KLGJ i asaj kohe nga ish-Presidenti Berisha”.



