Me pranga policie e municione në banesë, arrestohet zjarrfikësi në Pukë

Me pranga policie e municione në banesë, arrestohet zjarrfikësi në Pukë

Një punonjës i Zjarrfikëses në Pukë është arrestuar sot, pasi nga kontrolli në banesë iu gjetën municione, por edhe një palë pranga policie.

Polcia e Pukës bën me dije se kishte mbledhur informacione në rrugë operative për të kontrolluar banesën e 48-vjeçarit M.Gj. punonjës në PMNZSH Pukë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
686 copë fishekë automotiku.
374 copë fishekë Pistolete TT.
4 copë krehëra automotiku.
Një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy