Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, pranga 31-vjeçarit në Dibër

Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, pranga 31-vjeçarit në Dibër

Një 31-vjeçar me iniciale M.T., është vënë në prangat e policisë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Policia e Dibrës gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak,  në një  banesë në fshatin Zall-Reç,  që 31-vjeçari e përdorte për të fshehur  sende të kundra ligjshme.

Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "The user". Zbulohet një banesë që përdorej nga 31-vjeçari për të fshehur sende të kundra ligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës gjenden dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Kapet e vihet në pranga 31-vjeçari që përdorte banesën dhe posedonte armët e zjarrit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se  shtetasi M. T,  mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë mirëorganizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "The user".  Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak,  në një  banesë në fshatin Zall-Reç,  që shtetasi M. T.,  e përdorte për të fshehur  sende të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 31 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy