Florida/  Burgim të përjetshëm për ish-studentin që vrau 17 persona

Florida/ Burgim të përjetshëm për ish-studentin që vrau 17 persona

Juria e gjykatës së Floridas do të dënojë me burgim të përjetshëm ish-studentin që vrau 17 persona në sulmin më vdekjeprurës të kryer në shkollat amerikane.

Rasti është një nga sulmet më të përgjakshme në shkollë në historinë e SHBA.

Dënimi i përjetshëm pa lirim me kusht, tashmë një formalitet, do të vendoset në një seancë dëgjimore më 1 nëntor.

Juria e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra e ktheu vendimin e tyre pas shtatë orësh e gjysmë diskutimesh, pas një gjyqi 60-ditor në të cilin ekipi mbrojtës i Cruz argumentoi se veprimet e tij ishin rezultat i sëmundjes mendore dhe dëmtimit të trurit të shkaktuar nga sindroma e alkoolit fetal.

Më 14 shkurt 2018, 19-vjeçari Nikolas Cruz hapi zjarr ndaj studentëve dhe stafit në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në qytetin periferik të Majamit, Parkland, Florida.

Cruz, një ish-nxënës i asaj shkolle u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë duke u përzier me studentë të tjerë, por u arrestua nga policia vetëm një orë më vonë. 
Ngjarja ndodhi në një kohë kur debati për kontrollin e armëve në SHBA ishte në kulmin e vet. Ky debati kishte pasuar ngjarjen e ngjashme në Paradise, Nevada, dhe në Sutherland Springs, Teksas, në tetor dhe nëntor 2017.
Studentët në Parkland themeluan Never Again MSD, një grup avokues që lobon për kontrollin e armëve.

Më 9 mars, Guvernatori Rick Scott nënshkroi një projekt-ligj që vendoste kufizime të reja ndaj ligjeve të armëve në Florida dhe gjithashtu lejonte armatimin e mësuesve që ishin trajnuar siç duhet dhe punësimin e oficerëve në shkolla.


Më 20 tetor 2021, Cruz u deklarua fajtor për të gjitha akuzat dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Prokuroria kërkoi dënimin me vdekje, por seancat u shtynë disa herë, pjesërisht për shkak të pandemisë COVID-19. Dhënia e vendimit mbyll fazën e fundit të gjykimit, e cila nisi në më 18 korrik 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy