
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin, me konfirmim në detyrë të prokurores së Fierit, Ervisa Hyka.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko relatore dhe Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Gjatë relatimit në seancën dëgjimore më 27 shtator, KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret.
Ervisa Hyka përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.



