Heroina e kapur në Durrës, gjykata lë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit

Heroina e kapur në Durrës, gjykata lë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për pronarin e kamionit “Hensi Trans”, Arian Çermën, dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dodën, banues në Fier.

Ata akuzohen për 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion të ngarkuar me krom, i cili kishte si destinacion Barin e Italisë.

Asnjë prej të arrestuarve nuk ka pranuar akuzat që janë ngritur ndaj tyre.

Heroina e kapur pak ditë më parë vinte nga Maqedonia e Veriut, kalonte tranzit në Shqipëri për të shkuar më pas në destinacionin final, në Itali.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy