Shkodër/ 15-vjeçari goditet për vdekje me thikë, në kërkim autori

Shkodër/ 15-vjeçari goditet për vdekje me thikë, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër ku një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy