Qëlloi me automatik në mes të Vlorës, arrestohet 33-vjeçari

Qëlloi me automatik në mes të Vlorës, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjecar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi para disa ditësh ka qëlluar me armë zjarri në ajër në mes të qytetit.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.P, banues në Vlorë. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij u bë në një lokal të lagjes “Pavarësia”, pasi ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 3.11.2016.
“Në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, rreth orës 18:40, pas një konflikti me shtetasin me inicialet A. L., për motive të dobëta ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik. Fatmirësisht nuk ka lënduar asnjë person, por ka përhapur panik te qytetarët’, njofton policia.


Policia njofton se Klodian Pasho është person me precedent penal të mëparshëm, për veprat penale “Vjedhje me armë dhe dhunë”, “Prishje të qetësisë publike”, “Mosbindje të punonjësit të policisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe jashtë normave të lejuara” e të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy