Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, në Ishëm të Durrësit. 40-vjeçari me inicialet , pas një sherri për motive të dobëta, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë, 36-vjeçarin me inicialet E.T..
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse autori është identifikuar nga Policia e Durrësit dhe është shpallur në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.



