Arrest me burg ka vendosur gjykata e Lushnjes për Orges Xhelilin që plagosi me thikë kreun e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferin e Gazmir Bullari.
Xhelili kishte qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim ishte bërë objekt debati mes tij dhe kryebashkiakut.
Ndërkohë situata është agravuar më tej, kur bashkëshortja e autorit, që punonte si shefe infermiere pranë Poliklinikës së Divjakës, u transferua në një pozicion tjetër.
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi u godit me thikë pas shpine, teksa zbriti nga makina dhe i drejtohej zyrës.
Dëshmitarët i thanë policisë se shoferi, Gazmend Bullari ndërhyri për ta mbrojtur, por mbeti dhe ai i plagosur.
Ngjarja e rëndë u shënua në 09:30 (11 nëntor) pas godinës së bashkisë, ndërsa autori i dyshuar 46-vjecari Orges Xhelili, u prangos menjëherë.



