Përshtati banesën për kultivim kanabis, arrestohet 1 person, procedohen 2 punonjës të OSHEE

Përshtati banesën për kultivim kanabis, arrestohet 1 person, procedohen 2 punonjës të OSHEE

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, i akuzuar për kultivim kanabisi.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 62-vjeçari me inicialet P. Ç., kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Për pasojë janë proceduar penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, të akuzuar për "shpërdorim detyre", pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy