Dëshmitari kryesor në çështjen Beleri, Arsen Rama mbi dëshminë e të cilit është ngritur edhe padia kundër kryebashkiakut të zgjedhur te Himarës, ka pranuar se është paguar nga policia.
Për këtë çështje nuk është vënë në dijeni prokuroria dhe kjo pritet t’i japë mundësi avokatëve të gjejnë një rrugë të re për mbrojtjen.



