Kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, 3 kultivues droge në kërkim, arrestohen 2 punonjës të OSHEE

Kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, 3 kultivues droge në kërkim, arrestohen 2 punonjës të OSHEE

Një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura është goditur në Shijak të Durrësit. Policia pas zbulimit të këtij rasti, siç njihet ndryshe “shtëpi bari”, ka shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Kultivim të bimëve narlotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, të shtetasëve: Valter Greca, 32 vjeç, Andi Dashi (Greca)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Idajet Greca, 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre personave u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Andi Dashi (Greca)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Ervin Stafa, 39 vjeç dhe Xhavit Istrefi, 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektricist pranë OSHEE-së.

Të dy këta persona, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy