Vila dhe makina luksoze, Prokuroria sekuestron 6 milionë euro pasuri në Tiranë

Vila dhe makina luksoze, Prokuroria sekuestron 6 milionë euro pasuri në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 6 milion euro pasuri të shtetasit Alban Xhepa pasi dyshohet se janë vënë përmes rrugëve të paligjshme. Xhepa dyshohet se ka pastruar paratë e vendosura në rrugë krimiale jashtë shtetit.

Gjithçka nisi pas hetimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë në lidhje me Alban Xhepën për veprën penale “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”.

Hetimet e prokurorisë nisën pas marrjes së informacioneve nga policia e Tiranës se personi në fjalë ishte duke pastruar para, të cilat ishin fituar përmes aktivitetit të jashtëligjshëm jashtë vendit.

"Sipas informacionit fillestar i dyshuari Alaban Xhepa, kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjitheshme të Parandalimit dhe të Pastrimit të Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi”, bën me dije prokuroria.

Pas verifkimeve të kryera në shtetin italian, prokuroria ka zbuluar se Alban Xhepa rezultonte i dënuar 3 herë për veprat penale në fushën e Narkotikeve, Falsifikimit si dhe të krimeve kundër personit.

Makinat luksoze të sekuestruara

1. TR 8470 H Benz Mercedez ne emer te shtetasit Alban Xhepa.
2. AA 483 SU Range Rover e zeze ne emer te shoqerise International Marketing SOL
3. AA 296 RV Audi A7 e zeze ne emer te shtetasit Ilirjan Ibrahim Shkurti.
4. AA 264 OR Mercedes Benz ne emer te shtetasit Iqmet Hedi Kolami.
5. AA 377 IZ Mercedes Benz S500 e zeze ne emer te Qemal Shefki Aliu.
6. AA 988 SF Smart e kuqe ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.
7. AA 845 XJ Jaguar E-Space ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.
8. AA 300 KF Land Rover e zeze ne emer te Go Trade International.
9. AB 621 AD Benz-M S350 Bluetec blere me lizing nga Alban Xhepa.
10. AA 394 XD Range Rover e zeze ne pronesi te International Marketing Solutions.

Alban Xhepa ka pasuri te cilat jane:
– Pasuria me Nr.125/23 Vol.8, Fq.2017 ne zonen kadastrale nr.3266 me indeks harte K-34-100-(27- C) per pronen truall me siperfaqe 500m2 ne sauk, prone e rregjistruar me date 02.04.2019.
– Shteasi Alban Xhepa ka ne pronesi dhe dy biznese te cilat i ka te rregjistruara ne nje NIPT L92022003U me emer subjekti HEAT forma ligjore SHPK data e themelimit 20.08.2019. Adresa
e Bar Restorant HEAT ne Tirane eshte ne Rrugen Ismail Qemali pallati Gener 2 ne pasurine nr.2/317/ND-N3. Ndersa Adresa e Bar Restorant HEAT ne Palase ne territorin e Green Coast Resort & Residences.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy