Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Si pasoj e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i makinës.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku automjeti me targë “AA 831 CM” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, i identifikuar si 55-vjeçari me inicialet Q.Sh. Ndërkohë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.



