Aksidenti me pasojë vdekjen në Kavajë/ Kush është gruaja që përplasi motorin

Aksidenti me pasojë vdekjen në Kavajë/ Kush është gruaja që përplasi motorin

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kavajë, ku një grua përplasi për vdekje një person i cili udhëtonte me makinë.

Aksidenti u shënua në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku burime nga policia bëjnë me dije se në timon, nën drejtimin e mjetit ka qenë gruaja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Iris Guma, është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin Fatmir Duda, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sakaq, drejtuesja e automjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy