Zbardhet dëshmia e Damian Gjiknurit për hetimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Zbardhet dëshmia e Damian Gjiknurit për hetimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Emisioni “Kronos” në puntatën e kësaj të enjteje trajtoi hetimet e kryera nga prokuroria shqiptare për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Dosje të bujshme janë nisur dhe në po aq raste janë pushuar hetimet. Një ndër dosjet e nisura me mjaft zhurmë ishte hetimi për rrugën Tiranë-Elbasan por në fund të hetimit, për zyrtarët e arrestuar prokuroria kërkoi vetë pushimin e hetimeve për mungesë të provash. Një sërë zyrtarësh u pyetën, ndër ta ish-ministra të Infrastrukturës, dëshmitë e të cilëve zbardhen për herë të parë. Damian Gjiknuri u pyet si ministër në detyrë në vitin 2018. A deklaroi në prokuroria se kishte urdhëruar që të kryhej një audit për këtë segment dhe rezultoi se kishte problem. Në dëshmi, Gjiknuri sqaron se e kishte njoftuar Ministrinë e Financave, ndërsa vetë kishte bërë një takim me zyrtarë të ARRSH-së, gjatë të cilit nuk është mbajtur protokoll.

Nga informacioni që më erdhi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar mu tha ka një sërë problemesh, ka kërkuar vazhdimisht fonde, madje edhe me paratë e dhëna dhe të akorduara nuk mund të përfundonte. Shqetësues ishte fakti se pikërisht në këtë periudhë ata kërkonin fonde shtesë. Si titullar i institucionit që ka në varësi ARRSH-në kam urdhëruar një audit. Po, problematika është përcjellë në Ministrinë e Financave sepse bëhej fjalë për fonde të buxhetit të shtetit, që normalisht do të dalin nga buxheti i shtetit. Vetë personalisht kamë bërë një takim me përfaqësues të ARRSH-së  dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe zgjidhjet e mundshme. Ka qenë një takim punë dhe nuk është mbajtur protokoll”, pjesë nga deklarimi i Gjiknurit në prokurori.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy