Transportonte kokainë/ Nuk iu bind urdhrit për ndalim, duke rrezikuar jetën e policëve, në pranga 30-vjeçari 

Transportonte kokainë/ Nuk iu bind urdhrit për ndalim, duke rrezikuar jetën e policëve, në pranga 30-vjeçari 

Policia arrestoi një 30-vjeçar nga Peqini me inicialet E.S., pasi nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante kokainë dhe kanabis, duke iu rrezikuar jetën unifromave blu. Po ashtu është proceduar penalisht babai i tij.

Në banesën e këtyre shtetasve u gjetën:

630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.
Në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. S., 30 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në lagjen "Teqe", i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin. 30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy