Zbulohen tre apartamente me qira ku ushtrohej prostitucion, arrestohen 3 të huaja

Zbulohen tre apartamente me qira ku ushtrohej prostitucion, arrestohen 3 të huaja

“Flats” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u zbuluan 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, ku ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.

 

Si rezultat i hetimeve, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit u arrestuan shtetaset kineze, K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion.

 

Po ashtu u arrestua shtetasja vietnameze, T. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.

 

Në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për dy persona, për veprën penale “Prostitucioni”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy