U kap  duke transportuar 5 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

U kap duke transportuar 5 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale A. B., pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 5 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin. 36-vjeçari u kap në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMW" dhe një aparat celular. Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 64". U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 5 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 64", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 36 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", duke transportuar me automjetin tip "BMW, 5 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMW" dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy