“Çmimi Pulitzer” i ndahet adoleshentes që filmoi vdekjen e George Floyd-it (VIDEO)

“Çmimi Pulitzer” i ndahet adoleshentes që filmoi vdekjen e George Floyd-it (VIDEO)

Darnella Frazier, adoleshentja që filmoi dhe xhiroi momentin e vdekjes së George Floyd në maj të vitit 2020, u nderua dje me Çmimin Pulitzer.

Frazier, 17 vjeç në kohën e incidentit, u vlerësua për guximin që pati për regjistrimin e vrasjes së George Floyd. Kjo vdekje nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën.

Sipas Bordit të Çmimit Pulitzer, kjo video theksoi rolin thelbësor të qytetarëve në kërkimin drejt të së vërtetës dhe drejtësisë.

Video shfaq oficerët e policisë së Minneapolis-it që mbështesnin Floyd në tokë për disa minuta. Këtu marrin shkas fjalët e tij të famshme “nuk mund të marr dot frymë”.

Video u shpërnda në të gjithë botën dhe solli protesta masive në të gjithë SHBA-të dhe në vende të tjera kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik.

Organizatat mediale gjithashtu fituan çmime për pasqyrimin e tyre të protestave që shpërthyen nga videoja. Përfshirë këtu, Associated Press dhe Star Tribune të gazetës Minneapolis.

Derek Chauvin, oficeri që u gjunjëzua në qafën e Floyd, u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë pa dashje, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë në prill. Frazier dëshmoi gjatë gjyqit, teksa u shfaq video e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy