“Gracka” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u cu në pranga një i ri, me një pistoletë që e kishte bërë gati për ta shitur.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.



