Emrat/ Policia asgjëson 150 bimë narkotike në Lezhë, arrestohen tre persona

Emrat/ Policia asgjëson 150 bimë narkotike në Lezhë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, ndërsa janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 150 bimë narkotike të kultivuara, si dhe 200 bimë kanabis në proces tharjeje. 

Në kuadër të procedimit penal të nisur nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka vijuar hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vela”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan shtetasit: Gjok Marku, 56 vjeç, banues në Velë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" (me precedent të mëparshëm kriminal); Alban Lleshaj, 37 vjeç dhe Alfred Doda, 43 vjeç, të dy banues në Tresh.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Velë, Lezhë, rreth 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga shërbimet e Policisë, gjatë periudhës hetimore.  

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe hetimore, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 bimë narkotike në proces tharjeje, që këta shtetas i kishin vendosur në një banesë të braktisur në këtë zonë, të cilën dyshohet se e përdornin për këtë veprimtari kriminale.

Shtetasit Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda janë lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke udhëtuar me një automjet, në zonën Kolsh, në drejtim të zonës ku janë evidentuar bimët narkotike. Gjatë kontrollit në momentin e ndalimit, brenda në automjet janë gjetur mjete pune për përpunimin e bimëve narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin e rasteve të tjera dhe dokumentimin e plotë të implikimit të këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy