Aksident në Bulevardin e Vlorës, motori përplas dy kalimtare

Aksident në Bulevardin e Vlorës, motori përplas dy kalimtare

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë ku raportohet se një motor ka përplasur dy kalimtare. 

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy këmbësore së bashku me drejtuesin e motomjetit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy