Goditi me thikë bashkëatdhetarin e tij, 32-vjeçari del para gjykatës në Belgjikë

Goditi me thikë bashkëatdhetarin e tij, 32-vjeçari del para gjykatës në Belgjikë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Sipas mediave vendase, 32-vjeçari dyshohet se ka goditur tre herë me thikë një bashkëatdhetarin e tij, ngjarje e ndodhur para një lokali në qendër të brukselit më 21 shkurt të këtij viti.  

Shqiptari u përfshi në një diskutim para lokalit “Auguste Ortsstraat”, pranë Bursës, ndërsa kishte refuzuar të pinte birra me dy bashkatdhetarët dhe ky ishte shkaku i tensioneve.

32-vjeçari u largua nga kafeneja për gjysmë ore dhe u rikthye sërish.

Diskutimi rifilloi dhe të tre dolën jashtë. Aty i pandehuri ka kapur një thikë dhe ka goditur tre herë njërin nga dy shqiptarët. Viktima mori një plagë në mushkëri.

Sipas Prokurorisë, pasi u largua nga lokali, 32-vjeçari është rikthyer me paramendim për të zgjidhur çështjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy