
Administratori i një firme plastmasi në Devoll, është vënë nën hetim pasi një punonjës i firmës, dëmtoi krahun gjatë punës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll.
Procedimi ndaj tij nisi për shkak të detyrës si administrator i një firme përpunimi të plastmasit, në fshatin Tren, Devoll, pasi gjatë punës, në një nga makineritë e punishtes, është dëmtuar në krah punëtori Z. S., i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



