Sportelet e Kujdesit ndaj Klientit të hapura për pagesat e faturave të energjisë edhe këtë të diele

Sportelet e Kujdesit ndaj Klientit të hapura për pagesat e faturave të energjisë edhe këtë të diele

 Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria përgjegjëse për arkëtimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike njofton se e diela e fundit e çdo muaji do të jetë ditë pune.

Kësisoj sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura për të gjithë abonentët.

Ky vendim i vjen në ndihmë klientëve tanë që të përmbushin detyrimet e pagesës së faturës brenda afateve dhe të evitojnë sanksionet, si kamatëvonesa dhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

Duke patur parasysh se muaji shkurt ka 29 ditë u rikujtojmë abonentëve se sportelet ku paguhet fatura do të jenë të hapura gjatë pjesës së parë të ditës, thuhet në njoftimin e FSHU.

Vonesa për likuidimin e detyrimeve deri në dy muaj shkakton ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, përveçse ngarkon abonentin me kamatvonesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy