Dëmtime nga tërmeti/ Rama inspekton spitalin e Laçit: Shumë shpejt, nis ndërtimi i godinës së re

Dëmtime nga tërmeti/ Rama inspekton spitalin e Laçit: Shumë shpejt, nis ndërtimi i godinës së re

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm të godinës së spitalit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç, tha se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e spitalit të ri.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Rama vlerësoi punën e ekipit mjekësor dhe tha se së shpejti do të nisë ndërtimi i spitalit të ri. “Faleminderit për punën dhe sakrificat. Ky është spital partizan për momentin. Do ta kalojmë këtë fazë kështu por shumë shpejt do të ndërtojmë spitalin e ri. Kemi bërë të gjitha përgatitjet për të nisur projektin, besoj shumë shpejt do ta ndërtojmë. Duhet ta prishim dhe do ta bëjmë kuptohet shumë më të mirë se ai që është. Jeni super vajza dhe gra, ju e mbani në këmbë dinjitetin e Laçit”, -u shpreh Rama.

Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë shpjegoi masat e marra për t’iu përgjigjur banorëve të prekur nga tërmeti, duke ofruar shërbim shëndetësor për ta.

“Nisur nga të gjitha strukturat e Shëndetësisë, spitali i Laçit ka qenë më i dëmtuari dhe kemi marrë vendimin për ta shembur, godinë e inspektuar edhe nga ekspertët e huaj dhe për të ndërtuar edhe një spital të ri”, -tha Manastirliu.

Sipas Manastirliut “është e nevojshme që të kemi një spital bashkiak shembull dhe t’a ndërtojmë ashtu siç duam të ndërtojmë të gjitha spitalet bashkiake sepse të 2424 spitalet bashkiake që aktualisht kanë struktura të vjetëruara dhe do të duhet të futen në reformën e spitaleve 24-orëshe, me numër shtretërish që i përkasin edhe popullatës sepse kanë qenë struktura shumë të vjetra, shërbimet kanë qenë të tjera nga ato që sot koha i kërkon. Ne me OBSH jemi duke bërë një plan dhe besoj shumë shpejt do të kemi modelin e parë sesi duhet të jetë një spital bashkiak”.

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara tha se “sot do të kalojnë 150 bonuset të parët në mbledhjen e Këshillit në orën 4. Janë 150 aplikime që kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin dhe janë njoftuar e gjithë pjesa tjetër dhe po vazhdon plotësimi i dosjeve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy