Sekuestrohen armë, kokainë dhe kanabis, arrestohen katër persona në Vlorë dhe Sarandë

Sekuestrohen armë, kokainë dhe kanabis, arrestohen katër persona në Vlorë dhe Sarandë

Katër persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë dhe Sarandë, si rezultat i dy operacioneve policore të koduara "Siguria" dhe "Transportuesit", të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Gjatë operacioneve, Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, 6 fishekë, rreth 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, si edhe dy automjete.

 

Në Vlorë, në kuadër të operacionit "Siguria", u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Ndërkohë, në Sarandë, pas hetimeve proaktive trejavore të zhvilluara me metoda speciale hetimi, Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, finalizoi operacionin "Transportuesit".

 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

 

Sipas Policisë, tre të arrestuarit u kapën në flagrancë në rrugën "Nivicë–Sarandë", pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte A. N., ku udhëtonte edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim shitjen në Sarandë dhe Ksamil.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se K. J. lëvizte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.

 

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy