
Një makinë është djegur gjatë natës në fshatin Halili në Fushë-Krujë.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe kapjen eautorit.
Në njoftimin e "bluve" thuhet: " Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve".



