284 të infektuar të rinj dhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

284 të infektuar të rinj dhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, ka vdekur një person si pasojë e Covid-19, derisa janë regjistruar 284 raste pozitive, ka bërë të ditur të enjten IKSHPK-ja.

Ky është numri më i madh i rasteve pozitive brenda një 24-orëshi.

Rastet pozitive kanë dalë nga 1.058 mostra të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.367 raste. Raste aktive janë 2.869.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117, Gjakovë 28, Ferizaj 19, Fushë-Kosovë 19, Podujevë 18, Pejë 12, Vushtrri 11, Drenas 8, Mitrovicë 7, Shtime 6, Obiliq 5, Prizren 5, Junik 4, Skenderaj 4, Kamenicë 3, Rahovec 3, Suharekë 3, Deçan 2, Gjilan 2, Klinë 2, Lipjan 2 dhe nga një në Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.

Numri total i rasteve pozitive është 18.910, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është 674.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy