
Aksident me pasojë një person i vdekur është regjistruar pak pas mesnatës së kësaj të premte në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



