
Dy persona janë ndaluar në pikën kufitare të Morinës, me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.
Nga ana e efektivëve të Policisë Kufitare u referuan materialet në Prokurori, dhe procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë E. H., 22 vjeç dhe D. H., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Procedimi penal për ta nisi pasi në hyrje të Shqipërisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. H., dhe pasagjer shtetasin D. H., shërbimet e policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



