Persona të maskuar dhe të armatosur i kanë marrë 10 mijë euro dhe armën e gjahut një 63-vjeçari në Fier. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Një shumë prej 10 mijë eurosh është grabitur në Fier nga persona të paidentifikuar. Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të kësaj të diele.
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet A.L, 63 vjeç në fshatin Zhupan dhe i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.



