KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit Hysni Vata

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit Hysni Vata

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurori Hysni Vata.

Ai ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dy vite më parë, por vendosi të apelojë vendimin.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nga hetimet ka rezultuar se prokurori nuk justifikon burimin e të ardhurave.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin zyrtarë të KPA.

Në vitin 1992, Hysni Vata ka nisur punë si prokuror, por është larguar nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës për shkelje të rënda në vitin 1998.

 Pasi fitoi në Gjykatën e Lartë të drejtën e rikthimit në sistemin e prokurorisë, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm u emërua në 2008-ën si prokuror në Tropojë, më pas në Dibër, Kurbin e në Mat, ku prej vitit 2017 mban pozicionin e drejtuesit të kësaj prokurorie.

 Vata ka qenë oficer në Policinë e Shtetit përpara se të emërohej prokuror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy