Zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Zhabina: Në Sarandë kanë investuar grupe të mëdha kriminale, ngjarja mund të zbardhet

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Zhabina: Në Sarandë kanë investuar grupe të mëdha kriminale, ngjarja mund të zbardhet

Familjarët e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandë kanë protestuar paraditen e sotme para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku kanë kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje.

Lidhur me këtë, gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live deklaroi se Policia e Sarandës nuk ka hetuar dhe se ka qenë më shumë angazhimi i familjarëve të tyre. Sipas tij, konflikti i këtyre dy personave mund të ketë qenë ai i pronës, pasi tani është e ditur që në Sarandë kanë investuar grupe të mëdha kriminale.

Më bëri përshtypje që dhe familjarët japin gjysmë deklarata kanë njëlloj hezitimi dhe thonë që ne dimë që ishte një konflikt për pronën. Ka dhe kjo njëlloj misteri që pse nuk flasin me emra dhe është thënë që kryesisht Saranda është një nga qytetet specifike sa i takon konflikteve të pronësisë.

Prokuroria e Sarandës ka vepruar këto vitet e fundit duke konfiskuar prona të mëdha dhe konflikti i këtyre personave mund të ketë qenë konflikti i pronësisë, por ajo që vihet re është se më shumë kemi pasur angazhim të familjarëve për të kërkuar dy personat e humbur se sa punë nga policia.

Në Sarandë janë investuar grupe të mëdha kriminale dhe konfliktet që personi mund të ketë pasur me ta nuk kanë qenë të thjeshta. Kjo ngjarje dhe mund të zbardhet, por problem mbetet fakti që mungojnë trupat. Kemi një ngjarje të ngjashme me Jan Prengën, nga ana e saj policia është në rregull por për sa kohë nuk kemi trupa është pak e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy