Tiranë/ Qëlloi me armë në ajër duke krijuar panik, arrestohet 62- vjeçari

Tiranë/ Qëlloi me armë në ajër duke krijuar panik, arrestohet 62- vjeçari

Një 62-vjeçar është arrestuar sot pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Banorët e zonës së Bregut të Lumit, në Tiranë, njoftuan policinë se një person po qëllonte me armë.

I prangosuri është 62-vjeçari me inicialet, D. P., për të cilin thuhet se ishte në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy