
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin me Robert Perpepajn, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçaren, Griselda Gjikolaj.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Ngjarja ndodhi më 26 dhjetor në 2018-ën, ku Perpepaj qëlloi me dy plumba në kokë 17-vjeçaren.
I plagosur mbeti edhe shoku i viktimës, Erion Benga. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
23-vjeçari është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg në 2016-ën, pasi ka shantazhuar një vajzë.
Autori u ndihmua edhe nga Ronald Muzhaqi i cili u dënua me 23 vite burgim.
Perpepaj është i shpallur në kërkim ndërsa Muzhaqi ndodhet nën arrest.



