Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, është gjetur i pajetë në zonën e Rrugës së Arbrit.
Dyshohet se 39-vjeçari është hedhur nga ura e fshatit Fshat, në Klos, gjatë mbrëmjes së së hënës, rreth orës 23:00.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, forcat “Shqiponja” dhe policia e Burrelit, të cilët bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga humnera, për shkak të terrenit të vështirë që e vështirësoi operacionin.
Ngjarja vijon të mbetet e paqartë dhe ende nuk dihen rrethanat e sakta të saj.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



