Prodhim dhe shitje narkotikësh brenda një garazhi, prangosen 3 persona në Lezhë

Prodhim dhe shitje narkotikësh brenda një garazhi, prangosen 3 persona në Lezhë

Një garazh i përshtatur për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike është zbuluar në Lezhë, ku kanë përfunduar 3 persona në pranga, mes të cilëve edhe pronari i garazhit.    

Gjatë kontrollit u gjetën dhjetëra doza të lëndës narkotike kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse.

Në pranga ranë:

-E. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-R. P., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; 

-R. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. M. e kishte përshtatur garazhin e tij, për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy