Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë mbrëmjen e të shtunës në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur autori i ngjarjes Aldo Gjini, dhe dy miqtë e tij Njazi Kulla 35-vjeç dhe Besard Pashkaj 22-vjeç.
Kujtojmë se ngjarja u regjistrua ditën e shtunë rreth orës 20:30 ku Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u konfliktuan për gërvishtje makine me Aldo Gjinin.
Ky i fundit shkoi në lokalin ku ndodheshin dy personat dhe qëlloi me armë zjarri, duke plagosur në shpatull 32-vjeçarin Gjoka dhe në gjoks 28-vjeçarin Marashi.



