Berati ka nisur zbatimin e një sistemi të ri për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, të financuar nga Suedia dhe donatorë të tjerë, që ndan mbetjet e riciklueshme nga ato të pariciklueshme.

Ky model, i cili synon krijimin e të ardhurave nga mbetjet, përfshin vendosjen e 500 koshave specifikë dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve si sfidë kryesore.



