
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot se ka dërguar për gjykim të dosjen e Ardian Çapjas si dhe grupin e tij, në lidhje me vrasjen e babë e bir, Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri.
Sipas SPAK-ut, Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, akuzohen për kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,
Gjithashtu Ardian Çopja akuzohet edhe për krimet “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kur gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.
Lidhur me rastin, do vijohet të kryhen hetime për vepra penale të tjera të dyshuara të kryera më parë nga Grupi i Strukturuar Kriminal.



